Site icon Telegrafi

Noizy: Mos gjykoni të kaluarën time, nuk jetoj më atje

Foto: Noizy/Instagram

Reperi Noizy është shumë aktiv dhe i ndjekur nga fansat e tij në rrjetet sociale.

Përveç këngëve të reja, ai shpesh ndan me ndjekësit edhe fotografi të ndryshme nga aktivitetet e përditshme.

Së fundmi, rap-artisti publikoi për fansat një imazh, ku shfaqej i thelluar në mendime, teksa në prapavijë vërehet një peisazh bregdetar.

Lexo po ashtu I kishte përmendur në këngën e tij, tani Noizy edhe i komplimenton motrat Istrefi për klipin e ri

I çuditshëm është mbishkrimi që ai i ka lënë kësaj fotografie, duke kërkuar nga fansat që të mos e gjykojnë të kaluarën e tij.

“Mos e gjykoni të kaluarën time, nuk jetoj më atje”, janë fjalët e Noizyt mbi këtë imazh, ndërsa ka pranuar pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit.

I njëjti, pritet që së shpejti të prezantojë për fansat projektin e tij më të ri muzikor. /Telegrafi/

Exit mobile version