Reperi i njohur shqiptar, Noizy, përveç muzikës, ka të shtrirë aktivitetin e tij edhe në biznes.
Ai ka një rrjet dyqanesh të quajtur “Illyrianbloodline”, ku shiten bluza të dizajnuara nën figurën e tij apo të label-it “OTR” me mbishkrimet “Illyrian”.
Megjithatë, një nga dyqanet e kësaj linje që ishte hapur në Prishtinë, tashmë ka ndërruar lokacion.
Ai ka menduar që dyqanin e ri ta transferojë në Qendrën Tregtare “Albi Mall”.
Muaj më parë, Noizy raportoi për disa probleme të tij me markën e veshjeve në Kosovë, përkatësisht në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku filluan të shiteshin bluza të prodhuara fallco me dizajnin e linjës së reperit. /Telegrafi/