Rep-artsiti shqiptar, Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy, qëndron ende aktiv në skenën muzikore.
Përmes rrjeteve sociale, ai njofton fansat për të rejat nga projektet muzikore, e po ashtu ofron imazhe nga udhëtimet e tij të ndryshme.
Që nga paraqitja e parë e tij, Noizy ka krijuar një vend të veçantë në industrinë muzikore, pasi edhe ka sjell një frymë të re në botën e hip-hopit.
Në një postim në rrjetin social Instagram, Noizy ka shpërndarë disa fotografi në të cilat duket se po shijon kohën në bregdet.
“Lëreni luanin të qetë dhe ai nuk ju kafshon”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë.
Theksojmë se para dy javësh, Noizy ka sjell këngën “Adrenaline”, në bashkëpunim me MotLale. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=f9v4WzFTG1M