Në një postim në Instagram të enjten, Noizy kishte bërë një mesazh në formë dedikimi kërcënues.
“Dikush do të mbajë përgjegjësi. Shihemi”, kishte shkruar reperi në postimin e tij duke ia bashkuar edhe një fotografi.
Mesazhi vinte pas zënkës së Rigels Rajkut me Cozmanin në Prishtinë që rezultoi me plagosje dhe arrestime.
Mirëpo, përmbajtja e tillë nuk ekziston më në rrjetin social, pasi është larguar.
Ndërkohë, të enjten është liruar nga burgu Ylber Abdullahu (Cozman), pasi qëndroi në mbajtje për 48 orë, derisa të përfshirit tjetër, Albert Krasniqi, i është shqiptuar masë paraburgimi prej një muaji. /Telegrafi/