Site icon Telegrafi

Noizy lanson këngën e re “Një herë e mirë”

Foto: YouTube

Reperi nga Shqipëria, Noizy, ditën e sotme (e mërkurë) ka prezantuar këngën e tij të re.

“Një herë e mirë” mban titullin kënga e re, e cila vjen e shoqëruar edhe me videoklip.

Kënga besohet se i është dedikuar të gjithë atyre që i kanë bërë ‘diss’ reperit, pasi këtë e deklaroi ditë më parë.

Njoftimin për projektin e ri, artisti shqiptar e ka bërë përmes një postimi të ndarë në Instagram.

“Në fakt ju e keni prit diss për disa artista specifik, por kjo nuk është diss, është një këngë vetëm me fakte, kujt t’i djegi le ta mbajë. 1 herë e mirë, fjalë të vërteta jo diss. Nëse do bëj diss me emra do bëj vetëm për ata që ia vlen. Shijoni muzikën. OTR deri në vdekje”, ka shkruar ai.

Tekstin e ka shkruar vet Noizy, kurse për muzikën është përkujdesur Elai.

Miksimin dhe masterizimin e kësaj kënge e ka realizuar Rvchet në bashkëpunim me Sean D.

Projektin e plotë ua sjellim më poshtë:

/Telegrafi/

Exit mobile version