Site icon Telegrafi

Noizy kujton të shkuarën në Torino: Dikur babai im ka emigruar këtu

Foto: Noizy/Instagram

Reperi i njohur Noizy, vazhdon të jetë shumë aktiv në muzikë me prurje e koncerte të shumta.

Së fundmi, ai solli këngën e tij më të re “Colpo Grosso”, në bashkëpunim me Snik, Capo Plaza dhe Gue Pqeueno.

Kënga u prit mirë, teksa reperi shqiptar po vazhdon të jetë shumë aktiv me koncerte e mbrëmje të shumta muzikore.

Së fundmi, Noizy ka mbajtur një koncert për fansat e tij në Torino të Italisë, ku është pritur mirë nga mijëra të pranishëm.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ai publikoi një fotografi në InstaStory, duke treguar lidhjen e veçantë që ka me qytetin e Torinos – vend ky në të cilin babai i tij, bashkimi, kishte emigruar dikur.

“Sonte në Torino…Dikur Babai im ka emigruar këtu në vitin 1991 për disa vite”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/

Foto: Noizy/InstaStory
Exit mobile version