Telegrafi

Noizy fqinj me Encën! (Foto)

Dikur ishin miq dhe bashkëpunëtorë të ngushtë, por më pas gjithçka përfundoi kur Enca Haxhia në një deklaratë thotë se suksesin në karrierën e saj e ka arritur vet.

Kjo deklaratë acaroi shumë reperin Noizy i cili i dha më pas fund shoqërisë me të.

Mirëpo, dashur pa dashur dyshja në fjalë së fundmi del se do të bëhen edhe komshinj.

Kështu të paktën të lë të kuptosh një video e reperit Noizy të publikuar në InstaStory, ku tregon shtëpinë e re ku do të jetojë së shpejti.

Bëhet fjalë për një nga lagjet më luksoze të Tiranës, e njëjta në të cilën banon edhe këngëtarja Enca Haxhia, pasi kishte blerë shtëpi në këtë lagje vitin që shkoi.

Se a do t’i zbusë gjakrat fakti që ata tashmë do të jetojnë shumë pranë njëri-tjetrit, kjo mbetet të shihet. /Telegrafi/