Telegrafi

Noizy kërkon përkrahje për Stresin në finalen e Big Brother VIP Kosova

Të premten e 17 marsit mbahet finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova.

Pesë finalistët Xhuli, Stresi, Vedati, Mbresa dhe Artani janë në garë për të fituar çmimin prej 200 mijë eurosh.

Ndërsa po afron koha e shpalljes së fituesit miqtë e famshëm të finalistave kanë treguar edhe një herë përkrahjeb e tyre.

Foto: Noizy/Instagram

Kështu ka vepruar edhe reperi nga Shqipëria, Noizy i cili ka kërkuar mbështetje për mikun dhe kolegun e tij, Stresin.

Lexo po ashtu Stresi i habitur nga veprimet e Xhulit ndaj Vedatit: Nuk e kuptoj pse ia ka puthur këmbët, nuk do ta bënte askush

Autori i “100 kile” ka postuar në imazh të Stresit në InstaStory teksa ka kërkuara nga fansat e tij që ta votojnë.

Foto: Noizy/Instagram

“Votoni për Stresin”, ka shkruar Noizy në mbishkrimin e postimit.

Ndryshe, theksojmë që pas vitesh mosmarrëveshje me njëri-tjetrin, vitin që lamë pas dyshja e reperëve arritën të bëjnë paqe dhe sot gëzojnë një shoqëri dhe raporte të mira bashkë. /Telegrafi/