Telegrafi

Noizy kalon në VEVO (Foto)

Reperi i njohur shqiptar Noizy është shumë i pëlqyer për projektet muzikore të tij.

A numëron me mijëra këngë në karrierën e tij shumëvjeçare, teksa çdo vit sjell plot këngë të reja.

Në kanalin e tij zyrtar në YouTube, reperi ka krijuar një arkiv të madhe me këngë e klipe, të cilat shpesh kanë marrë shifra të larta klikimesh.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Së fundmi, ai ka bërë të ditur për fansat e tij se tashmë të gjitha këngët e tij do të mund t’i ndjekin në kanalin e ri të reperit në platformën VEVO, e cila është edhe kompania më e madhe e menaxhimit të të drejtave autoriale në YouTube.

Ai ka premtuar plot surpriza për muajt në vijim, ndaj dhe ka kërkuar mbështetjen e fansave që të bëhen abonues në kanalin e tij të ri. /Telegrafi/

Kanali zyrtar i Noizyt në YouTube tashmë menaxhohet nga VEVO. Foto nga InstaStory