Telegrafi

Noizy: Jo vetëm reper, unë jam muzikant

Noizy është një ndër emrat më të pëlqyer dhe të dëgjuar nga shqiptarët.

Ai ka shumë këngë të publikuara në treg, të cilat shumica prej tyre punohen nga vet ai.

Noizy gjithashtu ka një lidhje shumë të veçantë me fansat në rrjetet sociale, në të cilat është mjaft i ndjekur.

Së fundmi, ai ka publikuar një ‘selfie’, në mbishkrimin e së cilës ka treguar se nuk e quan vetën vete reper.

“Jo vetëm reper, unë jam muzikant”, ka shkruar Noizy, teksa ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e tij.

Këtë deklaratë ai e thotë për të treguar aftësitë e tij të krijimit, pasi që për këngët e tij kujdeset gjithmonë vetë.

Noizy është shquar si një ndër reperët më të suksesshëm ndër vite, ndërsa nuk është ndaluri asnjëherë së sjelli këngë të reja gjatë karrierës. /Telegrafi/