Site icon Telegrafi

Noizy i hedh kunja Getit?

“Gangsta love” titullohet projekti më i fundit i realizuar nga reperi Noizy në bashkëpunim me Ciljeta Xhilaga.

Kënga është realizuar me videoklip dhe pritet të publikohet brenda pak orëve.

Këtë e ka bërë të ditur vetë reperi përmes rrjeteve sociale, duke treguar edhe arsyen e vonesës së klipit, i cili për shkak të minutazhës së gjatë ka marrë më shumë kohë jo vetëm në realizim por edhe në publikimin e tij, tranmseton Telegrafi

“Kjo do të thotë vetëm një gjë me datë 19.08.2015, “Gangsta love” le të shofim për rekorde. Gzohu për vrullin e momentit, qani për fitoren tonë”, ka shkruar reperi në Facebook.

Me këtë fjali, Noizy si duket i është drejtuar kolegut të tij Getoar Selimi, i cili ka thyer rekord me bashkëpunimin me Dr Majk, në këngën “S’jena mo”, duke arritur milionshin në vetëm pak ditë.

Reperët prej kohësh nuk gëzojnë raporte të mira dhe kunjat hedhura njëri tjetrit janë të shpeshta. /Telegrafi/

Exit mobile version