Telegrafi

Noizy, Gzuz dhe Dutchavelli arrijnë dy milionë klikime për vetëm një ditë

Noizy (Foto: Instagram/Youtube/thisisnoizy)

Rep-artisti Noizy kohët e fundit ka dëshmuar se bashkëpunimet e tij kanë marrë tjetër dimension.

Krej kjo, pasi në projektin e tij muzikor, ai ka ardhur me një duet me reperin britanik Dutchavelli dhe atë gjerman Gzuz.

Këta dy të fundit janë tejet të suksesshëm në arenën e tyre, ku pothuajse secila këngë nga ta arrin miliona klikime.

“All Dem Talk” është projekti i fundit që bëri bashkë treshen, e që rezultuan të jenë mjaft të suksesshëm.

Për vetëm një ditë, në platformën YouTube, kënga ka arritur mbi dy milionë klikime.

Përpos kësaj, reperi nga Shqipëria është aktiv edhe në prurje tjera muzikore, ku para tre javësh solli këngën “Adrenaline”, në bashkëpunim me MotLale. /Telegrafi/