Telegrafi

Noizy i gëzohet fitores së Kosovës ndaj Shqipërisë pasi fitoi paratë në bastore sportive

Reperi i njohur Noizy është një fans i madh dhe ndjekës i rregullt i ndeshjeve të futbollit.

Ai ka qenë shumë i entuziazmuar edhe për ndeshjen e sotme miqësore të luajtur mes Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Nga kjo lojë, fitues doli të jetë ekipi i Kosovës në rezultat 3-0 ndaj Shqipërisë.

Kësaj fitore i është gëzuar edhe reperi Noizy, i cili megjithëse mendohej nga fansat se është në anën e Përfaqësueses së Shqipërisë, ka vënë bast që këtë ndeshje do ta fitojë Kosova.

Lexo po ashtu Noizy nis aksionin për t'iu ndihmuar gjashtë vajzave jetime, kërkon mbështetjen e fansave

Ai në një fotografi të hedhur në InstaStory, ka treguar fitorja e Kosovës i ka ndikuar për mirë sepse ka arritur të fitojë një shumë të konsiderueshme parash nga loja në një bastore sportive.

Reperi kishte vendosur 200 mijë lekë të vjetra në bast për Kosovën, e cila e kishte koeficientin e fitores 5.3, dhe nga kjo ka fituar plot një milion e 60 mijë lekë të vjetra, që të kthyera në euro i bien rreth 840 euro.

“Leku te leku shkon. Go Kosovë se kena ngel keq sonte”, ka shkruar Noizy në mbishkrimin e fotografisë, teksa ka prezantuar tiketën nga e cila ka fituar paratë. /Telegrafi/