Telegrafi

Noizy feston ditëlindjen, e uron edhe Blerim Destani (Foto/Video)

Reperi nga Shqipëria, Noizy, po feston ditëlindjen. Natyrisht, nuk kanë munguar urimet e miqve me këtë rat.

Ai është uruar nga shokët e afërt të grupit, familja dhe fansat. Por, në mesin e tyre nuk mungoi as një prej miqve më të afërt, Blerim Destani.

“Urime ditëlindjen”, ka shkruar Destani në një koment në urim të shokut të tij me të cilin ka edhe një varg biznesesh.

Noizy është 31 vjeç dhe konsiderohet prej top emrave të skenës së hip hopit shqiptar. Ai njihet si krijues i shumë hiteve.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Noizyt

Ndryshe, Noizy pritet të lansojë së shpejti projekte të reja dhe madje në plan është edhe një album. Kjo verë për të ishte shumë e suksesshme.

Ai kishte plot koncerte, duke qenë një prej emrave më të shtrenjt, por ka pasur raste kur edhe ka munguar në klube të mëdha, si në Zone Club dhe Hangover.

Reperi vazhdon të jetë ‘single’, kurse po ashtu është distancuar edhe nga konflikti i madh me Babastars, një konflikt që e la atë shtatorin e kaluar të plagosur në Prishtinë. /Telegrafi/