Telegrafi

Noizy edhe me një tjetër veturë të re luksoze

Foto: Noizy/Instagram

Reperi i njohur Noizy vazhdon të jetë shumë i angazhuar në punën për projekte të reja, si dhe në mbrëmje muzikore të ndryshme.

Të ardhurat nga muzika, i kanë mundësuar atij që të bëjë një jetë të mirë dhe luksoze.

Ai ka treguar se i ka shumë në qejf veturat luksoze dhe se ka një koleksion të tyre.

E këtij koleksioni, Noizy ia ka bashkangjitur së fundmi edhe një veturë të re luskoze të tipit “Mercedes”.

Në një fotografi të hedhur në InstaStory, reperi i ka prezantuar fansat me veturën e tij të re, e cila mesa duket për momentin është ndër më të pëlqyerat e reperit.

Foto: Noizy/InstaStory

Koleksioni i tij i veturave numëron shumë makina luskoze, ndër to edhe një ‘Ferrari’ ngjyrë të kuqe.

Ai është shumë aktiv me projekte të reja në muzikë, teksa vetëm në javët e fundit ka sjell tri bashkëpunime me artistët S4MN, Alban Skënderaj dhe Raf Camora. /Telegrafi/