Reperi i njohur, Noizy, është shumë aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.
Ai shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet muzikore.
Së fundmi, reperi nga Shqipëria ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, ku është shfaqur duke shijuar detin në jug të vendit.
Megjithëse kanë kaluar muaj ngasezoni veror, duket se moti i ngrohtë nuk po e pengon reperin që të shijojë pak not edhe në muajin nëntor.
“Duke notuar në nëntor, jugu i Shqipërisë”, shkroi Noizy në fotografinë e ndarë me ndjekësit e saj.
Pëlqimet dhe komentet kanë qenë të shumta nga ana e ndjekësve, një pjesë e mirë e të cilëve kanë ngelur të habitur nga guximi i tij për të hyrë në ujë edhe gjatë muajve të ftohtë. /Telegrafi/