Site icon Telegrafi

Noizy e refuzon publikisht një femër në Instagram: Nuk je në preferencat e mia

Foto: Noizy/Instagram

Reperi Noizy është mjaft i kërkuar dhe pëlqyer nga shumë fansa anë e mbanë trojeve shqiptare.

Ai është shumë i pëlqyer për muzikën e tij, ndërsa vazhdon të jetë shumë i ndjekur dhe i komentuar në rrjetet sociale.

Në një fotografi të hedhur së fundmi në rrjetin social Instagram, reperi shfaqet duke pozuar i zhveshur në pjesën e sipërme, teksa merr mjaft komente nga ndjekësit e tij.

Por, komenti i një prej fanseve, duket se e ka acaruar në mas të madhe Noizyn.

Ajo i kishte shkruar se tekstet dhe përshkrimet që ai u bënë fotografive janë vetëm për adoleshentët.

Ndërkohë, kjo gjë duket se e ka revoltuar në masë të madhe reperin, i cili ka vendosur t’i kundërvihet me një replikë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Noizy ia ka kujtuar asaj mesazhet që ajo ia dërgon në biseda private, por e refuzon duke i thënë se nuk është femra tipike që ai parapëlqen.

Një koment e tillë është vërejtur në masë të madhe nga fansat, të cilët kanë pëlqyer dhe komentuar replikën e tij. /Telegrafi/

Foto: SC-Noizy/Instagram
Exit mobile version