Telegrafi

Noizy: Dikur jetonim në rrugë duke u sillur, tash jam në Cyrih duke bërë ‘shopping’

Foto: Noizy/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, është shumë i pëlqyer nga mijëra fansa për muzikën e tij.

Ai është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat momente të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.

Së fundmi, reperi ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet pranë mikut të tij, reperit Snik.

Mbishkrimi që Noizy i ka lënë fotografisë është pak i çuditshëm, pasi i njëjti i është referuar vetes si një person që është endur rrugëve në të kaluarën, ndërsa tani bën jetë luksoze.

“Dikur jetonim nëpër rrugë duke u sill veç me banda, tash jam ‘shopping’ në Cyrih, mezi i mbajmë çantat”, janë fjalët e reperit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Nuk dihet nëse kjo është një nga frazat e këngës së ardhshme të reperëve, megjithatë komentet nga ndjekësit kanë qenë të shumta.

Noizy përndryshe është i njohur për jetën luksoze që bën, dhe përveç muzikës, ai ka shtrirë aktivitetin e tij edhe në biznes. /Telegrafi/