Reperi i suksesshëm shqiptar, Noizy, duket se ka përmirësuar shumë raportin e tij me Ledri Vulën dhe menaxhmentin e tij.
Noizy ka performuar mbrëmë në Duplex, kurse Ledri në Zone, dy top klubet e qytetit.
Megjithatë, të dy i stërmbushën lokacionet e tyre duke shfaqur performanca spektakolare.
Noizy ka shfrytëzuar një pjesë të ditës së tij duke qëndruar në Prishtinë me miq të tij, përfshirë edhe menaxherin e Ledrit, Faton Shoshin.
Gjatë ndejës së tyre në një nga lokalet e njohura të qytetit, Noizy shihet duke kënduar dhe duke shijuar muzikën e Ledrit, teksa këngën “U harrum” e di me tekst pa asnjë problem.
Noizy dhe Ledri duket se kanë përmirësuar raportin mes tyre dhe mund të pritet shpejt një bashkëpunim mes tyre. /Telegrafi/