Telegrafi

Noizy dhe Xhensila Myrtezaj sjellin këngën e re më 15 korrik

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, prej disa kohësh ka paralajmëruar një këngë të re.

Bëhet fjalë për një bashkëpunim me rap-artistin e njohur shqiptar, Rigels Rajkun – Noizyn.

Dyshja duket se së fundmi nëpërmjet një postimi të ri zbuluan datën e saktë të lansimit të kësaj kënge.

“15”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë Myrtezaj duke lënë të nënkuptohet se publikohet më 15 korrik.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Besohet se kjo këngë do të mirëpritet marrë parasysh vokalin e veçantë dhe talentin që të njëjtit kanë.

Noizy këtë kohë ka sjell një sërë duetesh përfshirë atë me Loredana Zefin dhe Ylli Limanin.

35-vjeçari mes tjerash është në përgatitje edhe të një koncerti që do të mbahet në Shqipëri në muajin gusht. /Telegrafi/