Një tjetër projekt i ri muzikor do të na shoqërojë gjatë verës 2022.
Bëhet fjalë për një bashkëpunim të radhës në mes reperit Noizy dhe artistes Xhensila Myrtezaj.
Dyshja e famshme e skenës janë në përgatitje të një kënge të re, e cila siç bëjnë të ditur titullohet “Edhe një natë”.
“Edhe një natë”, ka shkruar Rigels Rajku (emri i plotë) krahas një video -fragmenti të shkurtër në Instagram.
Ky nuk ka dyshim se do jetë një hit veror, me komentet e fansave që kanë qenë tejet pozitive.
Noizy ndërkaq së fundmi ka qenë i përfshirë në një përleshje fizike me ish-anëtarin e TBA-së, Kleviol Ahmeti.
Kjo duket të ketë nisur si pasojë e disa ngacmimeve virtuale që janë bërë nga Cllevio në drejtim të Noizyt. /Telegrafi/