Duket se ka ardhur koha që grupi i njohur OTR të hapë dyert edhe për një anëtare të re.
Pas Keisi Medinit, vajzës së Sabianit, pjesë e label-it të reperit Noizy ka ardhur koha të jetë edhe modelja seksi Oriola Marashi.
Fillimishgt ka qenë Varrosi, numri 2 i këtij label-i ai që ka hedhur dyshimet duke publikuar video dhe foto me modelen, por vulën kësaj ia ka vënë vetë Noizy!
Ai ka postuar në InstaStory foto të marrë me screenshoot nga profili i Oriolës në Instagram dhe shkruan: “Lëvizja tjetër e madhe!”.
Përveçse një modele me forma shumë seksi, Oriola studion për soprano në Universitetin e Arteve dhe në një intervistë të dhënë së fundmi, e pyetur se kë do të zgjidhte mes muzikës e modelingut, Marashi është shprehur se nëse do i jepej një shans në muzikë, do të zgjidhte këtë të fundit.
E mësa duket kjo mundësi i erdhi nga vetë Noizy dhe OTR dhe Oriola sigurisht që s’e ka lënë t’i shpëtojë.