Gjatë vitit që lamë pas u raportua se dy nga yjet e hip hop-it i dhanë fund armiqësisë me njëri-tjetrin pas një kohe të gjatë.
Bëhet fjalë për reperët nga Shqipëria, Noizyn dhe Stresin, të cilët tanimë siç e dimë të gjithë kanë qenë rivalët më të mëdhenj sa i përket fushës së tyre.
Megjithatë, të njëjtit kanë thyer heshtjen duke folur për herë të parë ‘live’ në Instagram pas një periudhe të gjatë kohore.
Përpara se të lidhej Noizy, Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) tregoi se ky komunikim ka thyer rekord shikueshmërie, ku vetëm për një minutë u grumbulluan rreth 30 mijë njerëz.
Me të nisur bisedën, reperët filluan përshëndetjet e më pas duke pyetur edhe për familjet e secilit.
Ky duket të jetë hapi i radhës i artistëve për të njoftuar se kanë lënë çdo gjë në të kaluarën.
Të njëjtit për 12 vite kanë qenë shumë të komentuar për ofendimet, sharjet e ‘diss’-et nëpërmjet projekteve që kanë sjell.
Besohet të jetë një fillim i mbarë për vitin 2022, e pse jo në të ardhmen të kemi edhe një bashkëpunim nga dyshja e famshme e rap-it. /Telegrafi/