Noizy dhe Era Istrefi kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.
Artistët shqiptarë kanë publikuar këngën e re “Ama”, të kompletuar edhe me videoklip.
Këngëtarët e njohur vijnë me një paraqitje atraktive e në disa skena mjaft eksplicite.
Teksti është shkruar nga vetë ata me producim nga EngliVersal.
Për producimin e videos vlen të ceket se u përkujdes, Hija Music Videos.
Kjo këngë ritmike e me klip veror tanimë ndodhet edhe në platformën YouTube.
Nuk ka dyshim se ky do të jetë një nga hitet e verës 2024 që do të dëgjohet kudo. /Telegrafi/