Reperi Noizy dhe aktori i njohur Blerim Destani ruajnë një miqësi shumë të mirë me njëri-tjetrin.
Dyshja në fjalë gjenden shpesh pranë njëri-tjetrit, gjersa edhe paraqitjet në rrjetet sociale i kanë të shpeshta.
Së fundmi, ata kanë publikuar një video në rrjetin social Instagram, ku shfaqen së bashku me mikrofon, teksa këndojnë së bashku në një ndejë private.
I çuditshëm është fakti se fansat për herë të parë patën mundësinë ta dëgjojnë reperin Noizy, duke kënduar një këngë ‘tallava’.
Bëhet fjalë për këngën “Jalla shofer”, të cilën në video Noizy provon ta këndojë bashkë me kushëririn e tij, si dhe aktorin Destani.
Videoja e publikuar në rrjetet sociale, është përcjellë me të qeshura nga një pjesë e madhe e ndjekësve të tyre. /Telegrafi/