Telegrafi

Noizy dhe Altin Sulku publikojnë “Ajshe”

Këngëtari Altin Sulku dhe reperi Noizy kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Ajshe” titullohet kënga e tyre e re, e cila është punuar nga kantautori Elgit Doda.

Teksti i këngës është shkruar nga vet Noizy, në bashkëpunim me Fifin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Ajshe” është publikuar në YouTube edhe me klip, i cili ësht punuar nga MAX Production.

“Pas shumë e shumë mundi pranova që të bëj këngë me kushon. Jam me shumë fat që e kam Noizyn. Kënga jonë më e re “Ajshe”, shijojeni, faleminderit shumë”, ka shkruar Altin Sulku në Instagram. /Telegrafi/