Reperi i njohur nga Shqipëria, Noizy, është një prej figurave më të diskutuara në mediat vendore.
I njëjti është shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e tij, dhe njëherësh vazhdon të jetë më se i kërkuar në koncerte.
Qëllimi i një artisti është të jesh sa më shumë socialë me njerëzit, dhe mesa duket një gjë të tillë reperi arrin ta bëjë.
Shpesh, ai ka ndihmuar njerëz në nevojë ndërsa për festat e fundvitit është “shndërruar” edhe në babadimrin e vitit të ri për fëmijët e jetimores, duke u dhuruar dhurata për fundvit.
Ai vazhdon të ndihmojë njerëz në nevojë, ndërsa një gjë të tillë ai ka vendosur ta bëjë edhe së fundmi, duke ndërmarrë iniciativën për t’i ndërtuar shtëpinë një familjeje në nevojë.
Kjo gjë u bë e ditur gjatë emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut, ku reperi dërgoi një mesazh përmes së cilit tregoi se me gjithë fondet që po mblidhen nga njerëzit, ai do ta ndërtojë i vetëm shtëpinë.
“I will be the house (Unë do ta bëj shtëpinë)”, ka qenë mesazhi që Noizy i ka dërguar Fevziut. /Telegrafi/