Reperi Noizy ishte njëri ndër emrat e përfolur për cast-in e vipave që do të marrin pjesë në sezonin e dytë të spektaklit “Dance with me”.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Alketa Vejsiu përmes revistës së saj online, duke thënë se me reperin janë në diskutim e sipër.
Por, rep artisti ka refuzuar ofertën e tyre vetëm disa ditë para fillimit të spektaklit duke i lënë në baltë.
Nuk dihet se për çfarë nuk arritën marrëveshje dhe cila ishte arsyeja që Noizy i tha jo kësaj gare të vallëzimit ndër më të ndjekurat në Shqipëri.
Si partnere e tij nëse reperi do të merte pjesë, u përfol që do të ishte këngëtarja Ingrid Gjoni.
“Dance with me” pritet të filloj me 21 shtator. /Telegrafi/