Deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Zonë e Lirë”.
Ai u gjend përball përfaqësuesve të shkollës kontekstualiste të Tiranës, kur përgjatë mbrëmjes u zhvilluan një varg diskutimesh.
Në një prej momenteve, në celularin e moderatorit Arian Çani ka arritur një video-mesazh nga reperi Noizy.
Në këtë lidhje direkte, Noizy i dërgoi një përshëndetje ish-kryeministrit, i cili gjithashtu me një buzëqeshje i ktheu edhe atij përshëndetje të ngrohta.
Noizy ka qenë edhe më parë mbështetës i Sali Berishës, ndërsa ka qenë disa herë pjesë e fushatave kur ai kandidonte në zgjedhje. /Telegrafi/