Telegrafi

Noizy befason fansin e sëmurë nga Peja, i bën vizitë në Turqi

Foto: Noizy/Instagram

Reperi i njohur Noizy vazhdon të mbetet një ndër emrat më të përfolur në showbizin shqiptar.

Përveç projekteve që sjell, shpesh ai rrëmben vëmendje edhe për aktivitet humanitare që zhvillon.

Së fundmi, ai ka vendosur të befasojë një fans të sëmurë nga Peja, i cili po trajtohet për shërim në një spital në Stambooll.

Reperi e ka befasuar fansin e tij me vizitë speciale, duke i dhënë mbështetjen dhe përkrahjen e tij në luftën drejt shërimit.

Ka qenë vet Noizy ai i cili ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet gjatë takimit të parë me fansin.

Momenti i takimit mes Armendit dhe Noizyt duket të ketë qenë shumë emocionues, pasi ai shihet me lot në sy teksa takon reperin e preferuar.

“Pjesa më e bukur nga Turqia ishte të surprizoja fansin nga Peja në spital. Shërim të shpejt vëlla”, ka shkruar Noizy në Instagram. /Telegrafi/