Rigels Rajku apo i njohur me emrin artistik Noizy është arrestuar në territorin e Kosovës.
Telegrafi merr vesh se hip hop artisti i njohur shqiptar është arrestuar në në pikën kufitare në Vërmicë mbrëmë nga Policia e Kosovës.
Deri tek ndalimi i tij ka ardhur pasi Noizy ka pasur një urdhëresë të gjykatës.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, por pa cekur emrin e artistit nga Durrësi.
“Shoqërohet një person me urdhëresë të gjykatës. Mbrëmë në pikën kufitare, në Vërmicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë”.
“Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Telegrafi do të ju mbajë të informuar për rastin në fjalë. /Telegrafi/