Telegrafi

Noizy aksidentalisht zbuloi shifrën e pasurisë së tij milionëshe?

Foto: Noizy/Instagram

Noizy është pa diskutim një ndër reperët më të pëlqyer dhe dëgjuar në mbarë trevat shqiptare.

Projektet e tij muzikore brenda vitit janë të shumta, teksa shumica prej tyre cilësohen të suksesshme dhe numërojnë klikime të shumta në YouTube.

E tillë ka qenë kënga e fundit “Toto”, të cilën ai e solli në bashkëpunim me artistin Raf Camora.

Kjo këngë ka arritur të shikohet në kanalin YouTube plot 18 milionë herë, teksa në një postim rastësor të bërë në Instagram, reperi shqiptar ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë se kjo shifër është e përafërt me atë të pasurisë së tij.

“Kjo duket si vlera e pasurisë time”, ka shkruar fillimisht Noizy në mbishkrimin e fotografisë, ku shfaq shifrën e klikimeve nga YouTube.

Foto: Noizy/Instagram

Por i njëjti më pas është penduar, teksa e ka fshirë atë çfarë ka shkruar, duke e zëvendësuar me fjalët “Nuk doja të thoja këtë”.

“InTV” ka arritur ta ruajë këtë moment, i cili është vënë re nga një pjesë e mirë e fansave, ndonëse qëndroi vetëm disa minuta. /Telegrafi/