Chelsea ka bërë transferimin e parë për edicionin 2023/24, pasi ka arritur marrëveshje me RB Leipzigun për Christopher Nkunku, raporton Fabrizio Romano.
Blutë e Londrës ka kohë që janë në bisedime me sulmuesin francez, por që tani duket se e kanë mbyllur marrëveshjen.
“Chelsea është afër marrëveshjes me Christopher Nkunku”, raporton eksperti i transferimeve.
“Testet mjekësore janë kryer tashmë siç është raportuar në shtator, marrëveshje me Leipzig për më shumë se 60 milionë euro është arritur dhe një mënyrë lehtë e pagesës”.
“Marrëveshja afatgjatë u dakordua duke filluar nga qershori i vitit 2023. Është koha për të nënshkruar kontratat”, bën të ditur Romano ./Telegrafi/
Chelsea are closing in on Christopher Nkunku deal. Medical already done as reported in September, agreement in place with Leipzig for more than €60m clause/easier payment terms. 🚨🔵 #CFC
Long term deal agreed starting from June 2023.
Time to sign contracts then… here we go. pic.twitter.com/ByZKO5vlb9
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 28, 2022