Telegrafi

Nkunku po transferohet në Ligën Premier, Chelsea aktivizon klauzolën e sulmuesit

Christopher Nkunku thuhet se do t’i bashkohet Chelseat në afatin kalimtar të verës, pavarësisht se RB Leipzig konfirmon se sulmuesi përballet me një periudhë të paspecifikuar jashtë fushës me një lëndim të ligamentit të gjurit që e përjashtoi atë nga Kupa e Botës.

Skuadra londineze besohet të jetë e gatshme të paguajë klauzolën e lirimit të sulmuesit prej 60 milionë euro, me Sportsmail që zbuloi në shtator se Nkunku i ishte nënshtruar testeve mjekësore në Frankfurt në shtator përpara një lëvizjeje të mundshme në “Stamford Bridge”.

Gjigantët e Ligës Premier pritet të nënshkruajnë marrëveshjen, pavarësisht dëmtimit të Nkunkut, pasi Le10Sport në Francë raporton se ‘gjithçka është kompletuar’ që sulmuesi të bëjë një ndryshim gjatë verës.

Agjenti i Nkunkut, Pini Zahavi, pretendohet se ka rënë dakord për kushtet e marrëveshjes, me 25-vjeçarin që pritet të përfundojë transferimin e tij më 1 korrik.

Nkunku ka shënuar 12 gola në vetëm 15 ndeshje të Bundesligës këtë sezon, duke ndihmuar RB Leipzig të shkojë në pushimin e Kupës së Botës në vendin e tretë.

Sulmuesit iu mohua mizorisht mundësia për të luajtur në Botërorin e tij të parë, pasi pësoi një lëndim gjatë seancës së fundit stërvitore të Francës përpara se të fluturonte për në Katar.

Lëndimi i tij u pësua pas një ndërhyrjeje të rëndë nga Eduardo Camavinga i Real Madridit. /Telegrafi/