Site icon Telegrafi

“Njollosma emrin e fytyrën” – Tayna rikthehet pas disa muajsh me këngën e re “Si ai”

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo bëri një pauzë të shkurtër nga tregu muzikor shqiptar, por duket se është rikthyer fuqishëm.

Bëhet fjalë për rap-artisten nga Prizreni, Tayna, e cila i ka munguar skenës për disa muaj.

Doruntina Shala (emri i vërtetë) ditën e sotme (e hënë) ka prezantuar këngën e re “Si ai”.

Foto: Screenshot/YouTube

Ky projekt i veçantë i Taynës nis me një poezi që e ka titulluar “Vetëdija”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ajo vjen me një poezi emocionuese, në të cilën shprehet me fjalë zemre.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti dhe melodia u realizua nga vet këngëtarja me producim nga Benny Bee.

Për ‘beat’-in u përkujdes Black Eagle Beats e me miksim dhe masterizim nga Adam Piastowski.

Foto: Screenshot/YouTube

Videoja gjithashtu është unike që tashmë ndodhet në platformën YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version