Telegrafi

“Njollat që heshtën” – episodi i tetë i dokumentarit “Estetika me Krenarin” vjen këtë të diel me ndryshimin e ri

Foto: Ass.Msc. Krenar Dobroshi/YouTube

“Estetika me Krenarin” do të sjellë këtë fundjavë ndryshimin e radhës.

Protagoniste e episodit të tetë do të jetë Albina Kelmendi-Dulaj, e cila ndër vite ka vuajtur nga njollat e errëta në lëkurën e saj, veçanërisht te pjesa e fytyrës.

Pse formohen dhe si trajtohen njollat apo hiperpigmentet, si dhe a mund të eliminohen një herë e përgjithmonë apo mund të rikrijohen edhe pas trajtimit – janë temat që do të zhvillohen në episodin e tetë të dokumentarit estetik.

Foto: Ass.Msc. Krenar Dobroshi/YouTube

“Dukja ka rëndësi për një femër, pa marrë parasysh statusit të saj civil”, thotë Albina, e cila ka prejardhje nga Peja, por jeton në Prishtinë.

Lexo po ashtu Nuk i donte piklat në fytyrë, Blenda nga Gjilani arrin ndryshimin mahnitës në episodin e shtatë të "Estetika me Krenarin"

Protagonistet i janë shfaqur njollat në fjalë, pas periudhës së lindjes.

Dokumentari “Estetika me Krenarin” transmetohet çdo të diel në ora 15:00 në RTV Dukagjini, përkrahur nga portali Telegrafi.com.