“Estetika me Krenarin” do të sjellë këtë fundjavë ndryshimin e radhës.
Protagoniste e episodit të tetë do të jetë Albina Kelmendi-Dulaj, e cila ndër vite ka vuajtur nga njollat e errëta në lëkurën e saj, veçanërisht te pjesa e fytyrës.
Pse formohen dhe si trajtohen njollat apo hiperpigmentet, si dhe a mund të eliminohen një herë e përgjithmonë apo mund të rikrijohen edhe pas trajtimit – janë temat që do të zhvillohen në episodin e tetë të dokumentarit estetik.
“Dukja ka rëndësi për një femër, pa marrë parasysh statusit të saj civil”, thotë Albina, e cila ka prejardhje nga Peja, por jeton në Prishtinë.
Protagonistet i janë shfaqur njollat në fjalë, pas periudhës së lindjes.
Dokumentari “Estetika me Krenarin” transmetohet çdo të diel në ora 15:00 në RTV Dukagjini, përkrahur nga portali Telegrafi.com.