Telegrafi

I njohur si agjenti Mulder nga ‘X-Files’, Duchovny i rikthehet aktrimit

(Foto: X-Files/Instagram/davidduchovny)

Pakkush nuk ka dëgjuar për kult serialin “The X-Files”, i cili në versionin origjinal u transmetua nga viti 1993 deri në vitit 2002, me agjentët kryesorë Fox Mulder dhe Dana Scully.

Dhe derisa Gillian Anderson fitoi disa role të tjera të rëndësishme pas serialit, si Margaret Thatcher në serialin “The Crown”, David Duchovny nuk ishte aq me fat.

Ai është shfaqur në disa seriale dhe filma, por rolet e tij nuk janë të spikatur, përveç në serialin “Californication”, ndërsa për një kohë u tërhoq plotësisht nga aktrimi.

Duchovny do ta festojë së shpejti (më 7 gusht) ditëlindjen e tij të 62-të, ndërsa së fundmi i është rikthyer aktrimit, pasi pesë vite më parë vendosi të bënte pushim për t’iu përkushtuar shkrimit dhe këndimit.

(Foto: Instagram/davidduchovny)
Lexo po ashtu Gjashtëmbëdhjetë rastet kur aktorët nga filmat tanë të preferuar u ribashkuan dhe na bënë të ndjehemi të ngazëllyer

Është bërë e ditur se këto ditë, ai është duke xhiruar filmin e ri “The Estate”, si dhe do të xhirojë edhe komedinë e re romantike, “What Happens Later”, në të cilën do të luajë edhe Meg Ryan.

Për më shumë, David ka pasur një jetë private mjaft të trazuar. Në vitin 2008, pranoi se kishte aplikuar në një qendër rehabilitimi për varësinë nga seksi dhe në të njëjtin vit zëdhënësi i tij njoftoi se aktori ishte ndarë nga Tea Leoni.

Megjithatë, çifti ishte pajtuar dhe kishin vazhduar bashkë edhe për disa vite deri në vitin 2014 kur u shkurorëzuan zyrtarisht. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/davidduchovny)