Telegrafi

Njohja e Krimesë si ruse, është e para – Rusia thotë se mund të ndalojë operacionet në ‘çdo moment’ nëse Ukraina përmbush kushtet ruse

Rusia ka thënë se mund të ndalojë operacionet në “çdo moment” nëse Ukraina përmbush kushtet ruse.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov thotë se Ukraina duhet të njohë Krimenë si ruse dhe Donetsk dhe Luhansk si shtete të pavarura, përcjell Telegrafi.

Përveç kësaj, Peskov thotë se Ukraina duhet të ndryshojë kushtetutën e saj dhe të refuzojë pretendimet për të hyrë në çdo bllok (si NATO, për shembull).

Ai shton se Rusia do ta përfundojë “çmilitarizimin” e Ukrainës dhe nëse plotësohen këto kushte, veprimet ushtarake ruse “do të ndalen në një moment”.

Zëdhënësi i Kremlinit këmbëngul se Rusia nuk po kërkon të bëjë pretendime të mëtejshme territoriale ndaj Ukrainës.

Rusia pushtoi dhe aneksoi Krimenë në mars 2014 dhe javë më vonë ofroi mbështetjen e saj pas separatistëve pro-rusë në rajonet lindore të Ukrainës Donetsk dhe Luhansk. /Telegrafi/