Izraeli thotë se Hamasi ka pranuar një version “të zbutur” të një marrëveshjeje armëpushimi të propozuar nga Egjipti, i cili është “i prapranueshëm” për izraelitët.
Sipas mediave të huaja, njoftimi i Hamasit duket të jetë një “mashtrim” që synon të tregojë Izraelin si palën që nuk e pranon marrëveshjen.
Kjo deklaratë e Izraelit vjen menjëherë pas lajmit se grupi militant është pajtuar me marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari.
Hamasi me anë të një deklarate ka njoftuar se e pranon propozimin e dy vendeve që prej kohësh kanë ndërmjetësuar bisedimet.
Ndryshe, forcat izraelite së fundmi kanë sulmuar qytetin e jugut të Gazës, Rafahun.
Udhëheqësit ndërkombëtarë, përfshirë kryeministrin britanik, Rishi Sunak, dhe presidentin amerikan, Joe Biden, kanë paralajmëruar vazhdimisht Izraelin kundër një ofensive.
Megjithatë, bëhet e ditur se sulmet izraelite në Rafah kanë filluar. /Telegrafi/