Një video e publikuar fillimisht në TikTok mund t’ia hap dyert studentit Julian Bass, drejtë industrisë së filmit në Hollywood-it.
Ishte 2 korriku kur 20-vjeçari që studion për produksion editoi një video të cilën e postoi në TikTok dhe që kishte efekte vizuale, duke transformuar veten në tre personazhet e tij të preferuar të filmave, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për Jedi, Ben 10 dhe Spider-Man, të cilët arritën t’ia tërheqin vëmendjen shefave të Hollywood-it. Ai këtë video më pas e ripostoi në Twitter me një kërkesë të vetme – ta fitojë vëmendjen e shefave të Disney.
E duket se adhuruesit e tij e kuptuan seriozisht kërkesën – pasi që ia arritën qëllimit. Videoja e tij u shikua nga më shumë së 10 milionë njerëz, u rishpërnda në Twitter më shumë se 300 mijë herë.
Kjo bëri që t’ua tërheq vëmendjen disa prej njerëzve kyç në industrinë e filmit në Hollywood-it, të cilët e kontaktuan të riun. /Telegrafi/