Telegrafi

Njihuni me mjekët dhe infermieret ukrainase, që po ndihmojnë civilët e plagosur nga bombat dhe plumbat e ushtrisë ruse

Njihuni me mjekët dhe infermieret që po ndihmojnë të plagosurit nga bombat dhe plumbat e ushtrisë ruse.

Ata nuk janë mjekë ushtarak, janë thjesht mjekë të rëndomtë dhe infermiere, të cilët dy javë më parë po ballafaqoheshin me “probleme” të zakonshme si asistimi në lindje, thyerje kockash e gripat sezonalë, transmeton Telegrafi.

Tani atyre po u duhet të shërojnë plagë nga bombat dhe plumbat e ushtrisë ruse, që po godasin pa dallim moshe civilët ukrainasë.

Lexo po ashtu Zelensky: Kemi arritur në një pikë kthese strategjike, do ta çlirojmë Ukrainën

Spitalet e Ukrainës janë mbingarkuar nga numri i madh i pacientëve – që kryesisht janë viktima të sulmeve ajrore ruse.

Këta mjekë dhe infermierë punojnë pa orar dhe rrallë herë u bie të pushojnë pak minuta. Madje thonë se janë krenar që u është dhënë rasti të kontribuojnë. /Telegrafi/