Ishte e pritshme që të bëhej parodia e filmit “Fifty Shades of Grey” dhe këtë e kanë bërë komikët Marlon Wayans dhe Matt Tiddes nën emrin “Fifty Shades of Black”.
Parodia e filmit erotik mjaft të përfolur, shtron çështjen se si do të ishin gjërat në rast se protagonistët kryesorë do të ishin me ngjyrë.
Marlon është i njohur për faktin se çfarëdo ideje i jep elemente komike, ndërsa ngjashëm ka bërë edhe me ato erotike.
Me ekipin e tij, ai ka arritur që ta përqeshë secilin moment të rëndësishëm të “Fifty Shades of Grey”, film i cili është shumë i famshëm, sidomos te femrat, njofton Telegrafi.
Në këtë parodi, protagonisti kryesor është një pasanik, i cili të gjitha paratë i ka fituar duke vjedhur nga të bardhët dhe duke u zhveshur si striptist.
Filmi do të shfaqet në kinema nga 29 janari, ndërsa një shfaqje të shkurtër të tij mund ta shihni në videon e mëposhtme. /Telegrafi/