Site icon Telegrafi

Njihuni me dy vajzat e Genës përmes fjalëve të këngëtarit (Video)

Gena këtë javë ishte protagonist në Prive ku foli për projektet e reja që do të lansohen deri në fundvit.

Këngëtari do të sjellë dy bashkëpunime, njërën me një këngëtar nga Kosova e tjetra nga Shqipëria.

Po ashtu, përpos muzikës, Gena ka folur edhe për jetën e tij private. Artisti i martuar dy herë e për të parën shumë pak foli për të mos thënë asnjëherë.

Gena tregoi se është baba i dy vajzave, me të cilat ka një raport të shkëlqyer prindëror.

Exit mobile version