Site icon Telegrafi

Njihuni me aktoren që ndërmjetësoi takimin e Sean Penn me bosin e drogës (Foto)

Ishte një aktore meksikane, e cila ka negociuar mes aktorit të njohur Sean Penn dhe bosit të drogës “El Chapo” për të realizuar intervistën që do të çonte edhe në zbulimin e vendit sekret ku ndodhej i arratisuri nga burgu në muajin korrik.

Takimi është bërë më 2 tetor 2015, në një lokalitet të Meksikës në shtetin e Durangos, në kufi me Sinaloan dhe e pranishme ka qenë edhe aktorja Kate del Castillo.

Takimi kokë më kokë mes aktorit dhe bosit të drogës ka zgjatur shtatë orë.

“Hëngrëm, pimë dhe folëm të rrethuar nga truprojat e bosit”, ka rrëfyer Penn, transmeton Mapo.

Palët kishin rënë fillimisht dakord për filmin, më pas ata folën edhe për një intervistë formale, e cila do të bëhej tetë ditë më pas, por ky takim nuk u bë kurrë.

Kjo sepse ‘El Chapo’ i kishte dërguar Pennit një regjistrim video me përgjigjet e pyetjeve që aktori i kishte bërë.

Exit mobile version