Telegrafi

Njihuni me Claran, vajzën e aktorit Ewan McGregor (Foto)

Clara McGregor është vajza më e madhe e aktorit Ewan McGregor.

21-vjeçarja është studente e Artit në Universitetin e Neë Yorkut dhe me raste angazhohet si modele.

Ajo është e vetëdijshme për fotogjenitetin e saj, ashtu që kohë pas kohe publikon fotografi në rrjetet sociale.

Duke qenë vajza e një aktori të njohur, natyrisht se i ka rrugët e hapura për një karrierë në botën e modelizmit apo ekranit.

Aktori i famshëm skocez

Ewan McGregor është aktor skocez i njohur për rolet e tij në filmat “Trainspotting” dhe  “Star Wars”.

Lexo po ashtu Kalon një dekadë, por nuk vërehet në dukjen e të famshmëve (Foto)

Ai është nominuar për Golden Globe në kategorinë e aktorit më të mirë për rolet në “Moulin Rouge!” dhe “Salmon Fishing in the Yemen”. Ndërsa në Britani të Madhe i ka marrë disa çmime filmike. /Telegrafi/