Telegrafi

Njihuni me amerikanen 52-vjeçare që jeton ëndrrën e saj të përjetshme të një “Barbie”

Një grua amerikane thotë se po jeton ëndrrën e saj të përjetshme të një “Barbie” pasi ngjyrosi shtëpinë e saj në rozë, dekoroi edhe interiorin me këtë ngjyrë, si dhe vishet njësoj si idhulli i saj.

Dena Daniels, nga Fort Smith, Arkansas, thotë se “Barbie” ishte kukulla e saj e preferuar e fëmijërisë dhe kishte lozur derisa u bullizua nga fëmijët e tjerë se ishte shumë e vjetër, transmeton Telegrafi.

Tani, në moshën 54-vjeçare, Dena thotë se më në fund ka vendosur të ‘jetojë të vërtetën e saj’ duke ‘duke lyer me ngjyrë rozë’ shtëpinë e saj elegante.

Amerikanja e kishte lyer shtëpinë rozë në vitin 2021, dhe siç shihet në një video në interiorin e shtëpisë mbizotëron e njëjta ngjyrë, madje edhe tek enët.

Ajo vishet ngjyrë rozë, derisa për natën e Shtrigave ajo pozoi si një “Barbie” në një kuti të madhe kukulle.

Nëna e dy fëmijëve thotë se ajo njihet si “Barbie” nga komshinjtë e saj.

Ndryshe, më 21 korrik pritet lansimi i filmit të shumëpritur “Barbie”, me protagonistët Margot Robbie dhe Ryan Gosling.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, gjithashtu është pjesë e këtij projekti ku prezanton kolonën zanore të këtij filmi me emrin “Dance The Night”.

Lipa gjithashtu thuhet se do të jetë pjesë e filmit në cilësinë e aktores. /Telegrafi/