Site icon Telegrafi

Njihuni me AI Steve, “përfaqësuesin” e Inteligjencës Artificiale në zgjedhjet parlamentare britanike

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen në Britaninë e Madhe më 4 korrik dhe në numrin e madh të kandidatëve është edhe “përfaqësuesi” i Inteligjencës Artificiale AI Steve.

Ai është krijim i Steve Endacott, biznesmen nga jugu i Anglisë, i cili shprehu dëshirën që kjo figurë ta përfaqësojë atë në Parlamentin e Britanisë së Madhe.

Kur shkoni në faqen e internetit të AI Steve, mund të bëheni një “krijues” ose një “vlerësues” për të folur me këtë robot të AI ose për të diskutuar propozimet e politikave.

Siç tha Endacott, “vlerësuesi” do të luajnë një rol kyç në zgjedhjen e një platforme politike në këtë fushatë.

Kushdo që regjistrohet për këtë funksion (i cili është plotësisht falas) mund të votojë për idetë politike dhe vetëm ata me mbi 50 për qind mbështetje do të bëhen pjesë e programit të krijimit të tij të AI.

Lexo po ashtu Lëvizje e papritur e kryeministrit britanik, Rishi Sunak kërkon zgjedhje të parakohshme

Ai vazhdon duke thënë se nëse zgjidhet, do të jetë fizikisht i pranishëm në parlament, por votat do të varen nga ajo që thotë AI Steve, “alter ego” e krijuar nga AI.

Ndryshe, konservatorët pritet të kthehen pas dominimit total të laburistëve në dekadën e fundit në politikën britanike. /Telegrafi/

Exit mobile version