Site icon Telegrafi

Njihet si tifoz i flaktë i Ronaldos – por Messi bëri që Speed ta heq fanellën e portugezit me golin nga gjuajtja e lirë

Darren Watkins Jr, i njohur si iShowSpeed, ka qenë prej kohësh mbështetësi më i zjarrtë i Cristiano Ronaldos.

Megjithatë, besnikëria e tij e paepur ndaj portugezit dukej se u lëkund kur Lionel Messi bëri debutimin e tij për Inter Miami në Major League Soccer më 21 korrik.

Speed ​​pati mundësinë e pabesueshme për të takuar heroin e tij të futbollit, Ronaldo – pak më shumë se një muaj më parë, raporton MARCA.

Lexo po ashtu Messi është "më shumë se" një traditë 114-vjeçare: Inter Miami u bë më popullor se Interi "i vërtetë"

Por, e gjithë kjo ndryshoi kur ai mori pjesë në stadiumin DRV PNK së bashku me 21,000 shikues, duke pritur me padurim debutimin e Messit për Inter Miami.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë la një gjurmë të pashlyeshme në ndeshje, duke shënuar një super gol nga gjuajtja e lirë, kur rezultati ishte 1-1, për t’i fituar Inter Miamit tri pikë në minutat e fundit të takimit për rezultatin 2-1.

Lexo po ashtu “Njeriu nga një planet tjetër”, Messi debuton te Inter Miami me një supergol nga goditja e dënimit

Mirëpo, para se argjentinasi të shënonte, Speed deklaroi para kamerës që e incizonte se nëse 36-vjeçari shënon, atëherë do të bëhet fans i tij.

Andaj, Messi nuk doli huq, me çka edhe sensacioni i internetit e hoqi fanellën e Ronaldos dhe nën të e kishte të veshur atë të Messit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version