Site icon Telegrafi

Njëzetvjetori i lirisë së Kosovës: Të gjitha detajet nga qëndrimi i Clinton, Albright dhe Clark në Prishtinë

Me aktivitete të shumta është shënuar 20-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë dhe çlirimin e vendit.

Në shënimin e kësaj ngjarje të rëndësishme në Kosovë kanë qëndruar personalitete të ndryshme ndërkombëtare. Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, ish-sekretarja Amerikane të Shtetit, Madeline Albright dhe ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark  ishin disa nga personalitete më më ndikim  të cilët së bashku me qytetarët e Kosovës kujtuan hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë dhe  çlirimin e vendit, raporton Telegrafi.

Tubimi qendror i shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, është mbajtur sot prej orës 11:00 e deri në ora 12:00 në sheshin Skenderbeu në kryeqytet. Në të cilën kanë mbajtur nga një fjalim rasti krerët e shtetit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,  kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Për hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë para 20-viteve folën edhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton,  ish-sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeline Albright dhe ish-komandanti i NATO-s gjenerali Wesley Clark.

Clinton para mijëra qytetarëve tha se i pëlqen Kosova dhe se gjithmonë do të jetë nder në jetën e tij që ka qëndruar me kosovarët kundër spastrimit etnik.

Lexo po ashtu Clinton: Pas 20 vitesh mendoj se ju keni arritur ta fitoni paqen

Kurse, ish-sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeline Albright ka thënë se ndjehet e lumtur që është prezente në Kosovë. Ajo ka shtuar se vendimi për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, nuk ka qenë vendim i lehtë.

Për hyrjen e trupave të NATO-s foli edhe ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, i cili tha se për të është përvojë e jashtëzakonshme kthimi në Kosovë, për të parë demokracinë, presidentin, kuvendin, udhëheqjen dhe ekonominë e Kosovës krahasuar me kohën e tragjedisë 20 vjet më parë, duke shtuar se populli Kosovar është duke ndihmuar vendin të ecë drejt Perëndimit, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Wesley Clark: Dua ta shoh Kosovën në NATO

Pas përfundimit të tubimit qendror, është mbajtur edhe ecja për liri. Në të cilën personalitet vendore dhe ndërkombëtare ecën në sheshet e Prishtinës të cilët ishin të stërmbushura nga qytetarët, të cilët kishin dalur për t’iu uruar mirëseardhje miqve amerikan.

Ecja e tyre zgjati deri të busti i ngritur për ish-sekretaren amerikane, Madeleine Albright. Ku edhe ndodhi përurimi i bustit i cili është i vendosur afër monumentit të ‘New Born-it” në Prishtinë, përcjellë Telegrafi.

Lexo po ashtu Me lule, duartrokitje e ovacione mijëra qytetarë mirëpritën Bill Clinton në Prishtinë (Video)

Ky bust është ngritur në shenjë falënderimi në 20 vjetorin e ndërhyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Albright ka deklaruar se ndihet e nderuar që për të është ngritur një bust, dhe se Kosova do të thotë shumë për të.

Lexo po ashtu Përurohet busti i Madeleine Albright: Jam shumë e nderuar, ky vend do të thotë shumë për mua

Pas përurimit të bustit të ish-sekretares Madeleine Albright, është bërë zbulimi i pllakës së bulevardit “Bill Clinton”.

Clinton tha se për të kjo është një dhuratë e çmuar.

“Kjo është dhuratë shumë e çmuar për mua. Faleminderit për këtë pllakë që e keni vendosur këtu, sepse dëshiroj që çdo qytetarë i Kosovës ta dijë se kjo do të thotë shumë për mua. Dhe jo vetëm për atë që kam bërë për fëmijët e tyre, për veten, por për atë që kam bërë për tërë Evropën”.

Lexo po ashtu Zbulohet pllaka në bulevardin “Bill Clinton”: Kjo është dhuratë shumë e çmuar për mua

Shënimi i 20-vjetorit të çlirimit të vendit përfundoi me konferencën Ndërkombëtare e Sigurisë “20 Vite Liri: Një Vizion për Paqe të Qëndrueshme”.

Gjeneraly Wesley Clark në këtë konferencë ka kujtuar momentet e ndërhyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Lexo po ashtu Clark kujton momentin kur hyri KFOR-i në Kosovë: 20 vjet pas janë bërë përparime të mëdha, jam shumë krenar

Ai në fjalën e tij ka thënë se është kënaqësi e madhe që të jetë sot në Kosovë.  Clark ka thënë se është krenar me Kosovën dhe se janë bërë shumë përparime.

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hilary Clinton, përmes një video-mesazhi nga Amerika i është drejtuar Konferencës për Sigurinë që po mbahet në Prishtinë për 20-vjetorin e hyrjes së NATO-s. Përmes këtij mesazhi, Hilary Clinton ka deklaruar se qytetarët e Kosovës e meritojnë pavarësinë dhe paqen.

Në lidhje me rolin dhe të ardhmen e NATO-s, Clinton tha se viteve të fundit ka dëgjuar që e vënë në dyshim rolin, mision dhe ekzistencën e NATO-s në shekullin XXI.

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, gjatë Konferencës për Siguri tha se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, 20 vjet më parë, “ishte e pashmangshme”.

Në 20-vjetorin e hyrjes së NATO-s në Kosovë, përmes një video-mesazhi, të pranishmëve në Konferencën për Siguri u është drejtuar edhe ish-kryeministri britanik, Tony Blair.

Lexo po ashtu Blair në 20-vjetorin e lirisë së Kosovës: Jemi në anën tuaj, si 20 vjet më parë (Video)

Ndërhyrja e NATO-s nuk ishte një vendim i lehtë, tha ish-kryeministri britanik. Ai tha se të gjithë ishin të vetëdijshëm sesa e vështirë ishte rruga drejt përparimit dhe paqes, por, sipas tij, “kishim besimin në njerëzit e Kosovës”. /Telegrafi/

Exit mobile version